Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në muajin e dytë. Protestuesit u mblodhën në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt Kryeministrisë.
Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora t’u bashkohen protestave, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit. Sipas tyre, tubimet do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi.









