Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, ku u përfshi një autobus i linjës Berat–Tiranë.
Sipas tij, drejtuesi i mjetit, 36 vjeç, ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mes të lënduarve ndodhen edhe dy të mitur.
“Janë 2 të mitur, një i moshës 8–9 vjeç në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë të moshës 30–50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë dhe nuk paraqesin rrezik për jetën”, deklaroi Suma.









