Një shtetase amerikane, e mbijetuar nga aksidenti tragjik në autostradë ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 13 të tjerë, ka rrëfyer momentet e panikut gjatë ngjarjes.
Ajo thotë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe pasagjerët u përballën me kaos menjëherë pas përmbysjes së autobusit.
“Sapo u zgjova, ndjeva që po dilnim nga rruga dhe brenda pak sekondash u përmbysëm. Njerëzit filluan të bërtisnin”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ajo arriti të dalë nga autobusi dhe banorët e zonës u erdhën menjëherë në ndihmë të lënduarve, duke u sjellë ujë dhe duke ndalur makinat për të asistuar pasagjerët.









