Lufta ndaj piraterisë dixhitale dhe mbrojtja e të drejtave të autorit kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe zbatim të plotë të legjislacionit.
Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
“Pirateria sot nuk kufizohet vetëm te sinjali televiziv pa autorizim apo te një faqe interneti e paligjshme. Ajo operon përmes platformave streaming, IPTV-ve pirate, serverëve të vendosur jashtë juridiksionit tonë dhe aplikacioneve që shpërndajnë përmbajtje në kohë reale. Për këtë arsye, lufta kundër këtij fenomeni kërkon shumë më tepër sesa ndërhyrje ligjore; kërkon institucione të koordinuara, kapacitete teknike dhe bashkëpunim që shkon përtej kufijve,” deklaroi Balla.









