Një moment simbolik është regjistruar gjatë protestës së qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë, ku një prej pjesëmarrësve rikrijoi skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur një pankartë me fotografinë e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë protestës, pjesëmarrësi hodhi në tokë pankartën me foton e Ramës, ndërsa protestuesit e pranishëm brohoritën në kor: “O dorëzohu ose rrëzohu!”
Veprimi u paraqit nga protestuesit si një akt simbolik, duke iu referuar ngjarjes së dhjetorit 1990, kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”.
/5pyetjet.al









