Protesta e qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 32-të, me pjesëmarrësit që janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër klasës politike, ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë disa prej tyre kanë marrë fjalën për të shprehur qëndrimet e tyre.
Në fjalimet e mbajtura, pjesëmarrësit u ndalën edhe te protesta e zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit, duke pretenduar se gjatë asaj proteste policia kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe ishte përdorur për interesa politike.









