Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar publikisht rolin e kryeministrit britanik në largim Keir Starmer, duke theksuar kontributin e tij në forcimin e sigurisë së Evropës dhe mbështetjes për Ukrainën.
Reagimi i saj erdhi menjëherë pas njoftimit të dorëheqjes së Starmer, në një moment kur skena politike në Mbretërinë e Bashkuar po përballet me ndryshime të ndjeshme dhe rritje të fragmentimit politik.
“Ju arritët të bëheni një lider i vërtetë brenda dy vjetësh, ndërsa për të tjerët duhen vite. Falë jush, siguria e Evropës dhe Ukrainës është forcuar. Faleminderit i dashur Kir”, tha Ursula von der Leyen në një postim në platformën X, duke e vlerësuar rolin e tij gjatë mandatit në krye të qeverisë britanike.









