Gazeta gjermane Der Spiegel, me anë të një shkrimi të gjatë i ka bërë jehonë protestave masive antiqeveritare të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e dytë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Der Spiegel shkruan se “prej më shumë se një muaji dhjetëra mijëra qytetarë marshojnë rregullisht në rrugët e Tiranës, ndërsa në protesta dëgjohen thirrje kundër kryeministrit dhe mbahen pankarta me mesazhe ndaj tij”.
Ndërkohë sot në ditën e seancës, protestuesit janë mbledhur për të protestuar sërish para Kuvendit, duke thirrur “Parlamenti i krimit, Poshtë diktatura”.
Ndërsa policia ka marrë masa të rrepta, madje ka shoqëruar 5 të rinjt pasi kanë qëlluar me vezë dhe miell ndaj makinave të deputetëve të PS.
Pritë deputetëve sapo dolën nga lokali, si ndodhi incidenti para Parlamentit?









