-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Podujevë/ I dyshuari hap zjarr dhe sulmon të plagosurit, mes tyre edhe kalimtar i rastit

Kryesoret

Kanë dalë detaje të reja lidhur me incidentin me armë zjarri të ndodhur në Podujevë, ku katër persona mbetën të plagosur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për ngjarjen është arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Sipas informacioneve paraprake, tre nga të plagosurit dyshohet se janë familjarë të autorit të dyshuar, ndërsa personi i katërt mendohet të ketë qenë kalimtar i rastit dhe të jetë plagosur gjatë incidentit.

Të lënduarit u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar motivin dhe dinamikën e ngjarjes.

Policia njoftoi se sinjalizimi për të shtënat me armë zjarri u mor rreth orës 13:30, ndërsa forcat policore ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke vënë nën kontroll situatën dhe arrestuar të dyshuarin.

Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për një viktimë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit