-sidi education-spot_img
20.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër të plagosur të shtrirë në rrugë! Detajet e fundit nga plagosja në Podujevë

Kryesoret

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas të shtënave me armë zjarri, thanë nga Policia e Kosovës. Autoritetet shëndetësore thanë se ata kanë plagë të rënda, por shtuan se gjendja e tyre është stabile.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i tha Radios Evropa e Lirë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, gjendja e tyre “është stabile për momentin”.

Syla i tha Radios Evropa e Lirë se aktualisht të plagosurit po iu nënshtrohen kontrolleve të nevojshme mjekësore.

Policia shtoi se po ndërmerre veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë llogaritet se në duart e qytetarëve janë mijëra armë zjarri pa leje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit