-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçeku: Rama ofron vetëm dhunë, ky është fundi i tij

Kryesoret

Deputetja Marjana Koçeku e larguar nga Partia Socialiste ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve ditën e sotme në tubimin përpara Parlamentit. Ajo shkruan se kur pushteti ka zgjidhje të fundit dhunën do të thotë se i ka ardhur fundi.

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë” shkruan Koçeku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit