Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po zhvillohen në një atmosferë pozitive, duke theksuar se është arritur përparim në disa nga çështjet më të rëndësishme.
Gjatë një interviste për CNBC, ai nënvizoi se prioriteti i Uashingtonit mbetet parandalimi i programit bërthamor iranian, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se SHBA synon ndryshimin e regjimit në Teheran.
“Ne nuk kemi si objektiv ndryshimin e regjimit. Ajo që kërkojmë është që Irani të mos ketë armë bërthamore. Nga sa kemi diskutuar deri tani, ata kanë pranuar pothuajse të gjitha pikat që i konsiderojmë të domosdoshme”, deklaroi Trump në intervistën e dhënë për CNBC.









