Një shqiptar i ardhur nga Britania e Madhe deklaroi se përballja e kryeministrit nuk është me “agjentë të huaj”, por me qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Aktivisti përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, duke theksuar nevojën për hapjen e rrugës së proceseve demokratike.
“Betejën nuk e ke me agjentë të huaj, por e ke me shqiptarë. Shqiptarët të kanë dhënë luksin e 4 mandateve, por ti e ke bërë baltë, ndaj shqiptarët e diasporës dhe brenda kufirit janë bërë bashkë dhe të kanë vënë një kusht: dorëhiqu, dorëhiqu.
I ke zemëruar shqiptarët, në erdhe si shpresë por je bërë zhgënjim. Ndaj hapi rrugë proceseve demokratike, t’i japim fund tranzicionit”, u shpreh ai.









