Këtë të hënë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një tokë me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.
Sipas burimeve bëhet me dije se era e madhe ka favorizuar flakët e zjarrit duke u përhapur edhe pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Ndërkohë për shkak të rrezikut që paraqesin flakët dhe tymi i dendur, policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor deri në neutralizimin e situatës, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Ndërsa menjëherë në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Shijakut dhe Durrësit të cilat po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për rrezik në banesa apo biznese aty afër zonës.

Shi dhe zjarre! Çfarë parashikohet sot dhe nesër mbi Shqipëri?









