Belgjika ka marrë një goditje të rëndë në prag të përballjes me Spanjën në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mesfushori Amadou Onana nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.
Futbollisti 24-vjeçar u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Shteteve të Bashkuara dhe u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 21-të, pas një përplasjeje me një kundërshtar.
Pas ekzaminimeve mjekësore, sipas raportimeve të “The Athletic”, Onana ka pësuar dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior në gju. Mesfushori pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa rikuperimi mund të zgjasë nga nëntë deri në 12 muaj.









