Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa personat e tjerë të përfshirë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë verifikimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.









