-sidi education-spot_img
34.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka depozituar në Gjykatën e Lartë një kërkesë për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja argumenton se vonesat në rigjykim prekin jo vetëm lirinë personale të Veliajt, por edhe ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Sipas avokatit, një vendim i vonuar rrezikon të humbasë efektin praktik, pasi një pjesë e mandatit të Veliajt mund të konsumohet pa një zgjidhje përfundimtare të çështjes.

Mbrojtja ka ngritur gjithashtu pretendime lidhur me vendosjen e Veliajt në “kafazin e xhamit” gjatë seancave gjyqësore. Sipas saj, kjo çështje lidhet me standardet kushtetuese, dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë, duke argumentuar se izolimi i të pandehurit duhet të justifikohet me rrezik konkret dhe jo të aplikohet si praktikë rutinë.

Avokati Ndreca kishte paralajmëruar më herët se do të kërkonte përshpejtimin e procesit, pas detyrave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese për Gjykatën e Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit