Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e 39-të, ndërsa qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Protestuesit deklarojnë se tubimi është i pavarur dhe organizohet nga qytetarë, pa mbështetje nga partitë politike. Ata shprehen se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Gjatë protestës, qytetarët kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur akuza ndaj qeverisë për mungesë transparence dhe korrupsion. Ata kërkojnë një ndryshim të klasës politike dhe një qasje të re në drejtimin e vendit.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit kanë qenë: “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”.









