Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka anuluar vizitën e planifikuar në Izrael, pas zhvillimeve të fundit në rajon dhe sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik. Udhëtimi nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga autoritetet, por ishte parashikuar të zhvillohej gjatë këtyre ditëve.
“Vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes në Izrael është anuluar për shkak të situatës së krijuar pas sulmeve të fundit iraniane ndaj bazave amerikane në rajonin e Gjirit Persik.
Hegseth, i cili ndodhet në Ankara për samitin e NATO-s, ishte pritur të zhvillonte bisedime në Izrael për çështje të sigurisë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Në fokus të diskutimeve pritej të ishte edhe shqetësimi i Izraelit për një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F-35 për Turqinë, një çështje që ka marrë kundërshtime nga kryeministri Benjamin Netanyahu.”









