Neomalsorja, deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, tani pavarur, me anë të një postimi në rrjetin e saj facebook ka reaguar lidhur me miratimin e fondit prej 4 milionë euro nga qeveria për koncertin Kanye West në Tiranë.
Postimi i Koçekut
Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.
4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë.