Lirohet protestuesi që theu xhamat në komisariatin nr. 3 në Tiranë të shtunën. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 33-vjeçarin Erald Heqimaj.
Heqimaj me origjinë nga Fieri dhe banim në Tiranë tashmë do të hetohet në gjendje të lirë. Heqimaj nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.
Në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se veprimet e tij kanë ardhur nën ndikimin e atmosferës së krijuar nga turma gjatë protestës.









