Këtë të mërkurë pas ngjarjes së rëndë të nodhur në Shkodër, ku 62 vjeçari Shqefën Ziqi qëlloi për vdekje me armë gjahu gruan e tij Bardhe Ziqi 55 vjeçe, në lagjen pranë shtëpisë, ka ardhur një reagim nga fqinja e tyre lidhur me këtë situatë të trishtë.
Në reagimin e saj për mediat ajo thekson se çifti nuk kanë pasur probleme të mëparshme, ndërsa shton se kanë qenë të sjellshëm dhe jo problematik.
“Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. Në këtë lagje, të pyesësh cep më cep, nuk ia di kush një fjalë të keqe asaj gruaje. Ne na vjen shumë keq. Të dy kanë qenë të mirë. Fat i zi. E kam kushëri, edhe për gruan kam shumë respekt, sepse ka qenë grua e urtë. Debate kurrë s’kam dëgjuar. Kanë shkuar shumë mirë”, u shpreh ajo.
Publikohet fotoja e 62-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e bashkëshortes në Shkodër









