-sidi education-spot_img
32 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Le Monde’: Rama paguan 4 milionë Euro për Kanye West

Kryesoret

Prestigjozja franceze “Le Monde” shkruan se Kanye West, të cilit i është ndaluar hyrja në shumicën e vendeve evropiane, do të marrë një grant prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. Kjo sipas gazetës ka shkaktuar reagime të shumta në valën e protestave në Tiranë prej më shumë se 40 ditësh.

“Persona non grata në shumicën e vendeve evropiane për shkak të qëndrimeve të tij neonaziste dhe antisemite, reperi amerikan Kanye West do të pritet me krahë hapur të shtunën, më 11 korrik, në Tiranë, nga një qeveri shqiptare që aktualisht përballet me protesta të forta publike.

Kryeministri i këtij vendi të vogël ballkanik, socialisti Edi Rama, vendosi të hënën, më 6 korrik, të lirojë një subvencion “emergjent” prej 4 milionë eurosh për të shpëtuar koncertin e yllit kontrovers amerikan, i planifikuar të zhvillohej atë mbrëmje në periferi të Tiranës.

Një njoftim që shkaktoi zemërim midis mijëra protestuesve që kanë demonstruar çdo natë që nga fundi i majit jashtë dritareve të zyrës së kryeministrit kundër projekteve luksoze të pasurive të patundshme të dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner, dhe vajzës së tij, Ivanka Trump, në bregdetin shqiptar.

“Kanye West është një antisemit famëkeq. Dhe tani qeveria do të shpenzojë 4 milionë euro për ta bërë koncertin të ndodhë” denoncoi Edison Lika, një aktivist në lëvizjen e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, të mërkurën, më 8 korrik, duke iu referuar zogjve shtegtarë që potencialisht kërcënohen nga projektet e çiftit Kushner” shkruan gazeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit