-sidi education-spot_img
32 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoqata Patriotike ‘Çamëria’ zgjedh Altin Osmanin drejtuesin e ri të Degës Tiranë

Kryesoret

Shoqata Patriotike “Çamëria”, Dega Tiranë ka zgjedhur kryetarin e ri. Për drejtimin e Degës Tiranë garuan Altin Osmani dhe Emir Gjyzeli. Pas votimit, anëtarët i besuan mandatin e drejtimit Altin Osmanit, i cili u zgjodh kryetar i ri i degës.

Procesi zgjedhor erdhi në kuadër të riorganizimit të shoqatës dhe u parapri nga një periudhë dymujore anëtarësimi dhe riaktivizimi të strukturave, si në terren ashtu edhe online, me synimin për të zgjeruar përfshirjen e anëtarësisë dhe për të forcuar organizimin e komunitetit çam në Tiranë.

“Shoqata Patriotike “Çamëria”, Dega Tiranë, zhvilloi Konferencën Zgjedhore dhe zgjodhi kryetarin e ri. Në kuadër të procesit të riorganizimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Dega Tiranë zhvilloi Konferencën Zgjedhore, e cila u karakterizua nga pjesëmarrja e gjerë e anëtarësisë dhe nga një proces demokratik, transparent dhe përfaqësues.

Konferenca u parapri nga një proces dymujor anëtarësimi dhe riaktivizimi të strukturave të shoqatës, i zhvilluar si në terren ashtu edhe online, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen dhe për të forcuar organizimin e komunitetit çam në kryeqytet.

Për drejtimin e Degës Tiranë kandiduan z. Altin Osmani dhe z. Emir Gjyzeli. Pas procesit të votimit, anëtarët i besuan drejtimin e degës z. Altin Osmani, i cili u zgjodh kryetar i ri i Degës Tiranë.

Konferenca nuk ishte vetëm një moment zgjedhor, por edhe një rast reflektimi mbi rrugëtimin dhe kontributin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” ndër dekada.

Në këtë takim morën fjalën disa prej figurave që kanë qenë pjesë e themelimit dhe e konsolidimit të shoqatës që nga fillimi i viteve ’90, mes tyre profesor Lutfi Saqe, Znj. Ruko Sako, z. Tahir Muhedini, të cilët ndanë me të pranishmit kujtime, përvoja dhe mesazhe për vijimësinë e misionit të shoqatës.

Gjithashtu, përshëndeti punimet e konferencës edhe drejtuesi i Fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”, duke vlerësuar rëndësinë e riorganizimit dhe kryesisht arsyet pse çuan shoqatën drejt këtyre zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë qytetare dhe bashkëpunuese, me respekt të plotë për normat statutore dhe për vlerat demokratike që udhëheqin veprimtarinë e shoqatës duke treguar se riorganizimi i Degës Tiranë shënon një etapë të re në jetën e Shoqatës Patriotike “Çamëria”, me synimin për të fuqizuar strukturat organizative, për të rritur përfshirjen e anëtarësisë dhe për të vijuar përpjekjet në mbrojtje të çështjes çame, të identitetit kulturor dhe të kujtesës historike të komunitetit” njofton shoqata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit