Publikohen në media pamjet e momentit ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi del me çifte në dorë për të vrarë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi.
I moshuari del nga banesa i armatosur me armë gjahu dhe drejtohet drejt gruas për ta vrarë, duke e qëlluar dy herë.
Nga kamerat e sigurisë duket që Shtjefën Ziçi sipas policisë i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat.
Pas debatit, 62 vjeçari ka hyrë në banesë ka marrë çiften që kishte me leje dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.









