Sot në protestën e 42 antiqeveritare para Kryeministrisë, nga podiumi ka marrë fjalën aktori i njohur Mehdi Malkaj, duke u shprehur se populli shqiptar është trim dhe ka vrarë frikën, teksa i bën thirrjet kreut të qeverisë Edi Rama, nëse ka guxim të dalë në shesh dhe të përballet me qytetarët.
Fjala e aktorit
E kini vë re që thotë unë do e çoj deri në fund se kam kontratë. Në kontratë ai ka thënë mjekësia falas, ku është? Arsimi model, ku është? Pensionistët që do gëzonin ku janë? Ku e gjen të drejtën të na thotë çca do bëjmë? Po ja mbajti menderja le të vijë këtu qëni. Nuk jemi honxhobonxho. Ne jemi populli shqiptar trim. Ne kemi vrarë frikën.

Protestuesi: Nuk ka negociata deri në rrëzimin e këtij ‘faraoni’!









