Gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Fanit, në Mirditë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili e kishte marrë mjetin pa leje.
Për shkaqe që po hetohen, makina ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Tiranë, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.









