Kryeministri Edi Rama, me anë të një video-postimi në rrjetin e tij faecbook ka reaguar për koncertin e Kanye West i cili është mbajtur të shtunën në “Eagle Stadium” në Kashar.
Në postimin e tij Rama shkruan se Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, por një ngjarje që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm.
Ndërkohë lidhur me këtë koncert janë shfaqur polemika të shumta dhe kritika të ashpra ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit nga fondi i emergjencave ka akorduar 4 milionë euro për këtë performancë, duke argmentuar se nga ky fond do të rikthehen një shumë prej 100 milionë euro nga rezervimet në hotele, apartamente, restorante, bare dhe taksi.
Niko Peleshi: Koncerti i Kanye West vendosi Tiranën në hartën e eventeve globale!
Postimi i Ramës
Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti.









