Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 44-t, duke vijuar përballë Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa politike të përsëritura që nga nisja e tubimeve.
Çdo mbrëmje, qytetarë të mbledhur në protestë zhvillojnë tubimin para godinës së Kryeministrisë, ndërsa më pas marshojnë në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Gjatë protestës së fundit, pjesëmarrësit u zhvendosën nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt zonës së ish-Bllokut dhe më pas në sheshin “Nënë Tereza”, përpara se të riktheheshin sërish pranë Kryeministrisë.
Tubimet vijojnë prej më shumë se një muaji, ndërsa protestuesit kanë mbajtur të njëjtat kërkesa dhe slogane politike gjatë gjithë kësaj periudhe.









