Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka kritikuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife prej 20 për qind mbi ngarkesat që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar nismën të papranueshme për një vend si Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, një masë e tillë do të krijonte përshtypjen se Uashingtoni po vepron si një “shtet piratësh”.
“Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara, që besoj se ka luftuar për një kohë të gjatë kundër piraterisë, nuk mund të bëhet tani pirat”, deklaroi Lula gjatë një aktiviteti publik në shtetin brazilian të São Paulos, duke kritikuar propozimin e Trump për vendosjen e tarifës mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.









