-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 janari në selinë e PD, Yuri Kim: SHBA-të u skandalizuan, dhuna politike i përket të kaluarës

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komentoi gjatë një interviste për EuroNews, ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Kim u shpreh se ShBA-të u ndjenë të skandalizuara nga pamjet e dhunës dhe ftoi qytetarët të mos zgjedhin dhunën politike të së shkuarës, por të ardhmen.

“Do t’i kthehem 8 janarit dhe mendoj se kur njerëzit panë pamjet, kur dëgjuan retorikën u skandalizuan. SHBA-të u skandalizuan. Nuk duam të shohim askënd ta tërheq këtë vend mbrapsht në të kaluarën.

Askush nuk do të shohë dhunë politike, i përket të kaluarës, lëreni në të shkuarën. Askush nuk do të shikojë gaz lotsjellës në rrugë, lërjani të kaluarës. Duam të shohim një Shqipëri që është vendosmërisht në familjen Perëndimore”, tha Kim.

Ndër të tjera, ambasadorja foli edhe për shpalljen “non grata” të Berishës, duke u shprehur se dosja e ish-kryeministrit përpara se të shkojë në zyrën e Sekretarit të Shtetit është përpiluar në bazë të fakteve që kanë mbledhur shumë agjenci. Sipas saj, provat janë të qarta përpara syve të të gjithëve, pasi sipas saj, janë mbyllur çështje penale duke përdorur pushtetin politik.

“Ka të bëjë vërtetë me korrupsionin dhe procesi për dizenjimin e dikujt në një korrupsion domethënës kërkon vite.  Nuk bëhet brenda ditë, nuk bëhet nga një individ, nuk bëhet nga teori konspirative, nuk është diçka që mund të zhbëhet. Ideja se ky është një dizenjim që në një farë mënyre është hakmarrje politike, apo se ndodh se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, apo nëse ndodh se dikush na urdhëroi, gjëja më dashamirëse që mund të them në këtë lloj argumenti është që mund të them që është fantazi.

Ja faktet. Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit si të përfshirë në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces rigoroz shqyrtimi, këtu përfshihen qindra njerëz që kalojnë dhe ekzaminojnë çdo provë dhe krijojnë një paketë. Dhe kur arrijnë në zyrën e cilido Sekretar Shteti, të çdoqoftë partie, Sekretari ka sigurinë se informacioni është tërësisht i besueshëm. Nga 200 e ca emrat e dini ju sa u surprizua publiku nga personat e përfshirë në listë? Zero. Provat janë përpara syve të të gjithëve, përpara syve tuaj. Personat i ikën ndjekjes penale sepse abuzuat me pushtetin e tyre për t’i ikur ndjekjes penale”, tha Yuri Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit