Pasditen e kësaj të diele një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë, ku i vdekur ka mbetur një person.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.









