Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas takimit të zhvilluar në Shkodër ka vendosur të vazhdojë turin e tij të takimeve me bazën e demokratëve në një tjetër qytet.
Këtë të enjte ish- kryeministri ka bërë me dije se ditën e shtunë, në orën 11:00 do të mbahet foltore me qytetarët e Mirditës në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit.