-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndal, ose jashtë“, Basha i prerë me grupin e Berishës: E kaluan vijën e kuqe

Kryesoret

“Atyre që bashkëpunojnë me Ramën, PD iu thotë; Ndal, ose jashtë“. Kështu u shpreh pasditen e sotme nga Kurbini, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili zhvilloi një takim me demokratët në kuadër të turit që po zhvillon në bazë për të forcuar partinë pas përçarjes së fortë me grupin e Sali Berishës.

Me përjashtimin e Sali Berishës, Basha tha se PD-ja respektoi standardin e vendosur më herët për socialistët që ishin shpallur non grata nga SHBA.

“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS.

Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë.

Na lërë të ecin para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikës, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës.

E vërtetë zoti avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë. Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunist, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut.

Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës.

Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe”, tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit