Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se pas shpalljes së rezultateve hapet afati ligjor për ankesa, i cili zgjat 48 orë.
Sipas tij, subjektet politike dhe kandidatët mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ora 12:00 e ditës së sotme deri në orën 12:00 të së hënës.

KQZ pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit









