Komisoni i Venecias ka nxjerr raportin për finacimin e partive politke në Shqipëris, i cili thotë se subjektet politike duhet të vijojnë konsultimet dhe ndaj tyre nevojitet të forcohet mbikëqyrja nga KZQ.
Sipas Komisionit të Venecias, projektligji synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në financimin e partive politike.
Ndër elementet pozitive përmenden raportimi më i detajuar financiar, përdorimi i platformave elektronike, forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe auditimit, rregullimi më i qartë i burimeve të ndaluara të financimit dhe krijimi i një strukture të posaçme brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se projektligji ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për të adresuar boshllëqet dhe dobësitë e evidentuara ndër vite. Ata vlerësojnë se dispozitat duhet të jenë më të qarta dhe më të detajuara, ndërsa rregullat teknike të lihen në aktet nënligjore.
Sipas opinionit, reformat e ardhshme në Kodin Zgjedhor duhet të mbyllin çdo boshllëk të mbetur dhe të sigurojnë një kuadër të plotë e të qëndrueshëm për financimin politik në Shqipëri.









