-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale të pjesshme, zbulohet emri i kandidatit të PS në Durrës

Kryesoret

Një ditë pasi presidenti Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, është mësuar edhe emri i kandidatit të parë të Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

“News24” raporton se socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon. Ndërkohë, pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Qarkun e Durrësit.

Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit