-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sulmon Yuri Kim: Basha duhet çuar në burgjet më të egra të SHBA-së

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim duke e cilësuar përfaqësuese të Edi Ramës dhe jo të qeverisë amerikane.

Nga Rrësheni ku ishte i pranishëm në një takim me demokratët, lideri historik i PD-së tha se Kim e shpëtoi Lulzim Bashën nga dosja e lobimit në SHBA në këmbim të shitjes së tij. “Po përdor (Basha) këto kohë kartën e amerikanit.

Për një moment le ta pranojmë. Ai me ligjet amerikane do të shkonte në një nga burgjet më të egra amerikane, pasi është i implikuar në dosjen e Nick Muzin.

Ai është njeri i inkriminuar. Ka bërë transferta të dënueshme me ligjet shqiptare dhe amerikane.

Në Shqipëri ja mbylli Edi Rama. Në SHBA kur prokuroria shqiptare kërkoi dëshminë e tij, dosja erdhi Lulzim Brava iu thirr dhe iu tha “në Shqipëri dënohesh 12 vite dhe akoma më rëndë atje, zgjidhe ose largoi Sali Berishën, ose dorëzo veten tënde”.

Pranoi të parën, por nuk e zgjidhi problemin. Zonja (Yuri Kim) arriti një marrëveshje me Bashën, por ajo aferë do ta ndjekë atë gjithë jetën” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit