-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 ditë para se të vendosin fatin e tij, Meta “presion” Kushtetueses: Të hetohen gjyqtarët

Kryesoret

Vetëm pesë ditë përpara se të vendosin për fatin e tij, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji. Kreu i shtetit shkresën me pretendimet ku bazohet për kërkesën e hetimit disiplinor ia ka dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ai thekson se ka të dhëna mëse të mjaftueshme se Fiona Papajorgji, relatore e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit. Në denoncimin që ka bërë, Ilir Meta sqaron të gjitha hapat që sipas tij relatorja e dosjes duhet të ndiqte dhe që nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Edhe pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se gjyqtarët e Kushtetueses kanë kryer shkelje pasi nuk dhanë një vendim, nëse zgjedhjet e 30 Qershorit, ishin apo jo të ligjshme pas anulimit të dekretit të Presidentit. Në datë 1 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit