Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me vendimin e qykatës, e cila e ka dënuar Klevis Balliun me 80 orë punë në interes të publikut.
Me ironi, Meta shkruan se më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!
Në fund, ai ngre edhe një pyetje.
“Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq!
Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!
Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.
Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqënëse po afron edhe 2 Marsi.
Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut.
Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë.
Së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes “drejtësisë të pavarur”.
Dhjetëra akuza e procese gjyqësore ndaj Klevis Fahri Balliut në tre vite.
Urojmë të mos e marrë vesh Il Cavaliere se do mërzitet shumë pasi ai ka mbi 40 vite procese dhe del në vend të dytë nga një 30 vjeçar.
Kam edhe një pyetje: Ata që firmosën aferën e Unazës a janë dënuar?”, mbyllet postimi i presidentit.