Lulzim Basha është pritur me parulla dhe protesta në Korçë. Ka qenë një grup mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e kanë pritur Bashën me protesta dhe thirrje kundër tij. Mes tyre, kanë qenë edhe ish-drejtues të grupeve dhe seksioneve të degës së PD Korçë.
Për të izoluar grupin e mbështetësve të Berishës janë angazhuar forcat e policisë së Komisariatit të Korçës dhe ato të Shqiponjave.
Numri i protestuesve ka qenë i vogël në krahasim me atë çka mbështetësit e Berishës kishin lajmëruar në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, mbështetës të Bashës e kanë shoqëruar për në sallën e kinemasë ku do të mbahej takimi.