Sali Berisha ka prova të reja për Lulzim Bashën për çështjen e lobimit në SHBA. Kështu u shpreh kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla sot në Kuvend duke replikuar me Sali Berishën.
Balla tha se PS nuk merret me punët e brendshme të PD-së, sepse po qeveris dhe do të fitojë edhe Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
“Zoti Salianji mos bëni zhurmë. “Non gratën”, kyçin dhe bravën zgjidhini vetë. Unë me Sali Berishën, cfarë kam pasur dhe ia kam çuar në prokurori.
Sot jam habitur që kallëzimin tim për Bashën për cështjen Muzin e merr Saliu dhe merret me Lulin. Nëse ka prova të reja dhe besoj se ka prova të reja të shkojë ta çojë në prokurori.
Ç’u ka gjetur ju mos gjejë asnjë, ju merruni me njëri tjetrin, ne kemi punë të tjera që ka vendi, dhe përgatitjen e një fushate të shkurtër elektorale, unë jam shumë i kënaqur që PS do të marrë edhe qeverisjen e Shkodrës, se të tjerat do i marrë” tha Balla në Kuvend.
/5pyetjet.al