-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Noka i jep urdhra Nikollës në Kuvend”, PD publikon videon: Ja pse Berisha dhe Rama janë bashkë

Kryesoret

Partia Demokratike ka publikuar një videon në Facebook, e cila pretendohet se është kapuar gjatë seancës së të enjtes në Kuvend. Aty pretendohet se nga telefoni i Flamur Nokës i është dërguar një mesazh kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i japë fjalën Sali Berishës.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD, theksohet në deklaratën e PD.

“Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep fjalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt t’i japë fjalën dhe kujt jo.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit