-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I shokuar nga shpërthimi në shtëpinë tuaj”, Infantino letër Dukës

Kryesoret

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mësohet se i ka dërguar një letër mbështetje dhe solidarizimi kreut të FSHF, pas ngjarjes së mbrëmjes së të hënës, ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës në qytetin e Durrësit.

Përmes një letre Infantino është shfaqur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Presidenti Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.

“I dashur President. Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë. I juaj sinqerisht, Gianni Infantino”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit