-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e shpëtoi policia kupolën e PD-së nga SPAK-u?

Kryesoret

Dosja e “8 Janarit” u shfry pa nisur hetimet. Kanë kaluar 20 ditë nga protesta e dhunshme që u organizua nga grupi i Sali Berishës që degjeneroi në dhunë brenda selisë së PD-së dhe nga prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë produkt.

34 personat që u arrestuan nga dy kampet, i Berishës jashtë që ishin armatosur me varre, shkallë, “dashin” e hekurt dhe njerëzit e Bashës që kishin fortifikuar selinë me blinda dhe që më pas sulmuan protestuesit me hunj u liruan në masa sigurie të lehta për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Prokuroria e Tiranës thirri për të dëshmuar përpara hetuesve ish-kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Bashën, Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Por, referuar akuzave kundër njëri tjetrit dhe pamjeve filmike, të paktën atyre që transmetoi media dhe jo atyre të sigurisë brenda PD-së, pyetja që ngrihet është, a e shpëtoi policia kupolën drejtuese të PD-së dhe grupin e Berishës që nuk i referoi materialet në SPAK?

Një ditë pas protestës, policia e shtetit, njoftoi se “u procedua penalisht shtetasi: G. B. (Gazment Bardhi), për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Në kampin tjetër, “F. N. (Flamur Noka) u procedua për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por përse policia materialet me dy akuzat që ngriti kundër numrit dy të PD-së, por edhe deputetit Flamur Noka nuk i referoi në SPAK, por i “varrosi” te Prokuroria e Tiranës, kur ligji parashikon që zyrtarët e lartë i heton Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit?

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit