Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në disa doza.
Në momentin e ndalimit për kontroll në rrugën “Ali Demi”, F. L., 35 vjeç është prezantuar si punonjës policie.
Sipas policisë “gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte një grua me inicialet G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e policisë”.
Ky është rast i dytë pas atij të Gjirokastrës që u prezantua si komando pasi iu gjet kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al