Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e organizatës “Reporterët pa Kufij”, të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë sulmet kibernetike ndaj disa mediave në vendin tonë.
Presidenti Meta thekson se është dakord më këtë thirrje të RSF dhe thekson se të gjithë duhet të bëhen bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias.
“E përshëndes dhe e mbështes plotësisht qëndrimin e @RSF_en, në solidarizim me kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë. Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias, për të thyer censurën!”, thekson Meta