-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis sot raundi i shtatë i zgjedhjeve presidenciale në Itali

Kryesoret

Që prej orës 09:30, në parlamentin italian ka nisur raundi i shtatë i votimeve për Presidentin e ri të vendit. Ndërkaq, në zyrat e qeverisë do të mbahet një takim ndërmjet M. Salvinit, E. Lettas dhe ish-Kryeministrit Conte.

Nga lëvizjet e fundit duket se Lega Nord do të shprehet qartazi në mbështetje të kandidatit Pier Ferdinando Casini. Duket se ky ka qenë edhe rezultati i takimit ku morën pjesë kordinatori i Forza Italia, A. Tajani, përfaqësuesi i UCD, Lorenzo Cesa, përfaqësuesi i grupimit Noi per l’Italia, G. Toti dhe përfaqësuesi i Coraggio Italia, P. Romani.

Ky takim konsiderohet i rëndësishëm pas përçarjes që u vu re ndërmjet Forza Italia dhe një pjese të qendrës së djathtë sa i takonte qendrimit për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkaq, ditën e djeshme, ditë kur u mbajt edhe raundi i gjashtë i votimit, nuk u arrit zgjedhja përfundimtare. Kandidati dhe presidenti aktual Sergio Matarella mori vetëm 336 vota duke mos e arritur kuorumin e nevojshëm prej 505 votash.

{Përshtatur nga Ansa}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit