-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet “lufta” me socialistët, FSHF: Bashkia Gjirokastër mbylli stadiumin, po bëhet presion

Kryesoret

Sot beteja mes FSHF-së dhe socialistëve është zhvendosur në Gjirokastër. Në këtë qytet do të zgjidhet kreu i shoqatës rajonale të futbollit që ka të drejtë vote në zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e ri të qeverisë së futbollit shqiptar.

Por pak minuta përpara se të organizohej mbledhja për të zgjedhur kreun e shoqatës, FSHF denoncon se bashkia e këtij qyteti ka mbyllur stadiumin, vend ku ishte përcaktuar që të zhvillohej mbledhja.

Bashkia e Gjirokastrës ashtu si shumica dërrumuese drejtohet nga socialistët. FSHF e drejtuar nga Armand Duka që kandidon për një mandat të gjashtë akuzon se kjo bashki, jo vetëm që ka mbyllur stadiumin, por po bën presion për votën.

“Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor që po zhvillojnë Shoqatat Rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit Luftëtari.

Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjithҫka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble.

Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit.  Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Përtej dëshirës së shprehur nga institucionet shtetërore për të dështuar Asamblenë e SHRF Gjirokastër, ne besojmë se futbolli ashtu si edhe në shumë qytete do të arrijë t’i japë përgjigjen më të mirë politikës” deklaron FSHF.

Në javën e fundit polemika dhe akuza të shumta kishte për zgjedhjet e shoqatës së Tiranës, Fierit dhe Korçës. Skema është e thjeshtë. Armand Duka kërkon që të vendosë njerëzit e tij në këto shoqata rajonale, që kundërshtarët e tij, kryesori Erion Veliaj që mbështet Dritan Shakohoxhën për postin e FSHF-së, deklaron se këto janë institucione fantazmë. Vota e shoqatave është vendimtare, pasi kategoria Superiore konsiderohet në “xhepin” e Dukës, ndërsa kategoria e parë është në duart e socialistëve që kanë bashkitë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit