Voltana Ademi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, e cila nuk do të marrë pjesë në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka folur për këtë proces.
Ademi u shpreh se nuk e vendos Sali Berisha se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, ndërsa theksoi se Berisha ka bërë të mundur që t’i japë një fuqi çdo anëtari të partisë.
“Nuk do të vendosë Sali Berisha kush do të jetë kryetari i Bashkisë së Shkodrës. Berisha ka bërë të mundur që t’i japë një fuqi gjithsecilit prej nesh. Unë jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite për mbajtjen e primareve. Ky proces është një vlerë shumë e madhe. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri.
Ky është një ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Ka ardhur fundi dhe gjithmonë kjo mënyrë do kthehet sa herë që drejtuesit nuk e sigurojnë. Unë kam qenë e qartë dhe jam përpjekur të jem e qartë duke e qenë e bindur se përfaqësimi i njerëzve që duan të drejtojnë Shkodrën do jenë një grup. Jam ndër ato që e kam mbështetur lëvizjen e Berishës duke bërë të mundur që ky grup të votohet duke bërë të mundur që të kemi një pjesëmarrje sa më të mirë”, tha Ademi.
Ajo deklaroi se sot në krizë është Lulzim Basha ndërsa theksoi se procesi i primareve i shërben demokratizimit për të shporrur monopolizimin e shtetit të krijuar sipas saj nga Lulzim Basha dhe Edi Rama. Ademi nënvizoi se në fund të largimit nga detyra do të jetë në Shkodër në funksion të profesionit dhe angazhimit të saj politik.
“Edhe një thirrje për të votuar edhe për datën 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që duhet ta japim në bashkitë e të gjithë vendin. Mendoj se do fillojmë nga 6 bashkitë për të arritur në 61 që sistemin e monoplozimit ta zhbëjmë. Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës dhe të shohim angazhimin e anëtarëve të PD. Në krizë sot është Lulzim Basha. Nuk e di kush është Lulzim Basha. Procesi politik që bëjmë sot është pjesë e demokratizimit për të shporrur monopolizimin e shtetit nga Lulzim Basha te Edi Rama. Fillojmë të gjithë kemi imazh më të mirë si vend. Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë ës Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj”, u shpreh ajo.
Kandidatët brenda PD që marrin pjesë në primaret e Shkodrës:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2. Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
4. Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike